Pa hapësirë në skuadrën e Barcelonës, ku ka humbur rëndësi gjatë sezoneve të fundit, Samuel Umtiti duket se nuk e ka bindur as trajnerin e ri të Blaugranave, Xavi Hernandez.

Sipas shtypit spanjoll, Xavi tashmë u ka dhënë dritën jeshile drejtuesve të Barcelonës për të gjetur, me lojtarin, një zgjidhje në nivel sportiv dhe financiar nga të dyja palët, pasi mbrojtësi francez nuk do të jetë pjesë e oplaneve të trajnerit spanjoll.

Në një kohë kur Barcelona po kalon një krizë financiare, rroga e lartë e Umtitit, e kombinuar me pak kthimin në sport që i ka dhënë skuadrës, duket se nuk i bindin drejtuesit e ekipit që ta mbajnë atë në klub, aq më tepër duke pasur parasysh se lojtari nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon.

Me kontratë deri në vitin 2023, Samuel Umititi duhet të jetojë ditët e fundit me Barcelonën dhe duhet të shikojë skuadra të tjera në afatin kalimtar të ardhshëm.

Pasi tentoi të negocionte një ulje rroge me lojtarin, por pa sukses, Barcelona tani do të jetë e interesuar të shesë pasimin e qendërmbrojtësit francez 28-vjeçar.