Dje me 17 Nëntor 2021, UÇK festonte 27 vjetorin e pagëzimit!

Pas ngjarjes së madhe historike të emërtimit të mekanizmit ushtarako-çlirimtarë, me emrin e madh Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nisi jetën e sajë e famshmja e tri shkronjave të arta për popullin, Atdheun dhe Kombin!

Më 17 Nëntor 1994, nisi jetën e sajë e tmerrshmja me tri shkronjat e flakës së kuqe dhe barotit per Serbinë pushtuese dhe per pushtuesit tjerë e tradhtarëve të Atdheut!

Nisi jetën e sajë me tri shkronja gjaku të të gjitha brezave, aleatja e madhe, heroike dhe historike, e ushtrisë shqiptare, e US ARMY dhe e NATO-s, UÇK-ja titanike!

Ashtu sikur të gjitha ngjarjet dhe njerëzit e mëdhenj e personalitet e shquara që kanë pasur emrat e tyre të veçantë dhe njohur, edhe UÇK ka pasur pseudonim!

Njëri prej themeluesve të UÇK-së, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, ilegali legjendarë ABAZI, përpos emrit, UÇK-së ia ka propozuar dhe vënë edhe pseudonimin!

Uskana është pseudonimi i UÇK-së
Pseudonimi i UÇK-së ka qenë USKANA!
USKANA është emri i vjetër i Kërçovës!

Në 27 vjetorë, më 18 Nëntor 2021, bëhet publike dhe e njohur për herë për historinë e popullit shqiptar, se UÇK e kishte pseudonimin USKANA!

Në mbledhjet, në takimet, në bisedat telefonike e në komunikimet e ndryshme, udhëheqësit e lartë kanë marrë vendim, që CODI i UÇK-së të jetë USKANA!

Lavdi e përjetshme UÇK-sē!
Lavdi gjakut të derdhur për liri!
Nderim përgjithmonë për pseudonimin e UÇK-së, USKANA!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 18 Nëntor 2021