Ndeshja e ndërprerë mes Lyonit dhe Marsielle në Ligue 1 do të rifillojë pas pak minutash.

Ndeshja derbi e Ligue 1 në Francë mes Lyonit dhe Marseilles u ndërpre, për shkak se një tifoz e kishte goditur në kokë sulmuesin e Marseille Dimitry Payet.

Gjyqtari i urdhëroi lojtarët të kthehen në zhveshtore pasi Payet u godit me shishe të ujit në kokë kur po tentonte ta rivinte topin në lojë nga këndi.

Por zyrtarët e ndeshjet kanë njoftuar se ajo do të rifillojë nga minuta e 7-të, aty ku ishte ndërprerë.

Lojtarët e Lyonit, përfshirë Xherdan Shaqirin, kanë dalë në fushë për t’u ngrohur, por jo edhe ata të ekipit vizitor, Marseille.