Opoinion nga Bekim Adili

Paradoksalisht eksponentë opozitar të Maqedonisë Shqiptare,i shkuan nga pas APASIEVIT për të rrëxuar BDI-në,duke e cilësuar këtë subjekt si një “kancer” të shoqërisë,sikur e majta maqedonase “Levica”,me orientim pro rusë do të ishte ilaçi që do shëronte këtë sëmundje, diagnostifikuar nga zhargoni opozitar.Ku në emër të ndryshimit por në mungesë të ofrimit të kauzave reale e nën moton “Pastër”,ata më shumë u “nxinë”,duke u vendos në shërbim të një politikani që ka pjesë programore në subjektin e tij qëndrime armiqësore ndaj shqiptarëve dhe aleatëve tanë euroatlantik,siqë është APASIEV.

Iniciativë politike e cila për synim kishte rrëmbimin e pushtetit përmes votës filoruse e që në brendësi kishte betejën e shpirtit hakmarrës,por që në thelb gabimi do të ishte i përmasave historike.Përmbysje e cila do kënaqte epshet e triumfalizmit arritur mbi shkeljen e gjakun të vitit 2001, sakrificën e 27 prillit 2017,mbi gjuhën shqipe,Kosovën e NATO-në.Të arritura të cilat i kemi siguruar përmes mbështetjes që na kanë ofruar SHBA dhe BE.Situatë të cilës përmes pozicionit që do të krijonte APASIEV nga bashkimi i votës me opozitën shqiptare, qeverisë së re do ti krijonte premisa komode për rikëthimin e ndikimit sërbo-rusë e bashkë me të dhe politikave të Gruevskit,të cilat u shfaqën nga qyteti i Shtipit.Komunë në të cilën Kryetari dhe antarët e Këshillit nga radhët e VMRO-DPMNE mohuan të përdorin emrin kushtetues të Maqedonisë së Veriut.

Një praktikë e cila hedhë poshtë marrëveshjen e Prespës dhe përfundimisht largon këtë vend nga antarësimi në BE.Politikbërje e cila zëvendësimin e dialogut me Sofjen,do ta këthente në hartën me pullë të zezë këtë vend e ku pasiguria do të ishte evidente. Veprim rebelizmi të cilin e ushqeu me kërkesën e tij pas dështimit të mocionit për të shkarkuar këtë qeveri APASIEV.I cili duke frikësuar opozitarët shqiptar se do shkilen nga pushteti si bretkoca,ai kërkojë që kjo qeveri të shkatrrohet përmes radikalizmit të situatës.

Një qëndrim armiqësor të cilit ju turrën nga pas për ta mbështet në prononcimet e tyre edhe eksponentë të rëndësishëm të opozitës shqiptare.
Ngjashëm sikurse i shkuan nga pas aludimit që doli nga goja e tij për mungesën e deputetit Kastriot Rexhepi në Kuvendin e MV dhe që e llogariti si një kidnapim që ndodhte nën kërcënimin e regjimit “diktatorial”.Por që nga krahu tjetër nuk u tha asnjë fjalë për tërheqen nga pozicioni që ndryshojë befas pa u mbushur 24 orë të deputetit Skender Rexhepi-ZEJD.I cili përmes trukut (hiles), të tërheqes së firmës nga e majta maqedonase LEVICA ai pranoi bashkimin e votave për rrëximin e qeverisë.Lëvizje,prapa të cilës gjithashtu mund të llogaritet se mund të fshihet një kërcënim ndaj deputetit ZEJDI ardhur nga qarqe filoruse.Trajektore e cila me siguri hodhi hije dyshimi te partitë në pushtet,se një veprim i till mund të ndodhte edhe në krijimin e qeverisë me shumicën e re në të cilën nuk do merrte pjesë “Levica”,por që nga Apasiev dhe kolegu i tij do të merrte dy votat e arta për egzistencën e saj.

Fenomen të cilin bazuar nga vullneti i deputetit dhe ndoshta ndihmuar nga eksponentë të pushtetit apo nga qarqe të huaja e hodhën poshtë,duke sajuar gjetjen e gjakut kastriotas që u vendos në shërbim të mbrojtjes të kauzës për rrugëtimin e vendit drejt familjes europiane.E kundërta,rrëximi qeverisë nga pakica pro ruse do të ishte një precedent me pasoja e që do të rrezikonte stabilitetin politikë edhe në rrafshin e përfaqësimit të shqiptarëve,(siqë e ka thënë disa herë me të drejtë zoti Sela por që çuditërishtë veproi në kundështim më këtë ligjë të pashkruar por që duhet të jetë një betim i mbajtur), që përfaqësimi ynë gjithnjë të jetë i bazuar në votën e shumicës të elektoratit shqiptar dhe jo te përfaqësimi realizuar përmes shantazhit e aq më pak kur kjo mbështetje vjen nga subjektet filoruse.

Si epilog dera që i hapi ZEJDA,“izolimit” të Kastriotit i shërbeu interesit shtetëror dhe atij kombëtar.Tani ajo që pritet e që do ishte e rrugës të ndodhi është vendimarrja e subjektit në përputhje me emrin që mban ALTERNATIVA dhe e cila për interesa të elektoratit të saj e mbi ato partiake duhet të unifikojë votat me shumicën aktuale,që ti japi alternativën reale drejtë integrimit në BE,vendit në të cilin jetojmë dhe shtetit tonë amë, perspektivën e të cilit për antarësim në BE,e mban peng armiqësia pa kritere që mbretëron në skenën politike të pjesës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.E kundërta për ti dhënë zgjidhje situatës bllokuese,do të ishte realizimi i zgjedhjeve të parakohëshme,ku fituesi i dalë nga vullneti popullor,të nesërmen duhet të respektohet në marrjen e timonin drejtues në qeverisjen e vendit.