Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vijuar akuzat ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një intervistë në Syri Tv, Meta tha se me anulimin e datës 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale deshi t’i jepte një rrugëdalje opozitës pas kërkesës me ngulm të Lulzim Bashës.

“Zoti Berisha vetëm njëhere ka qenë në shtëpinë time. Zoti Basha, nëse do t’i numëroja ditët ka qenë me muaj të tërë, me familjen, me vajzat, më shumë se kushdo politikan tjetër në shtëpinë time. Ndaj kur e dëgjova para pak kohesh për herë të parë z.Basha mendova mos e kishte me deputetin socialist të Vlorës, Ilir Metaj. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë hall, ndaj nëse ngelem në dorën e z.Basha për të zgjidhur hall, askush mos e zëntë halli në këtë botë.

Unë jam shumë i hapur për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike, dhe si një ish-student i Lëvizjes së Dhjetorit, pavarësisht se bindjet e mia nuk përputhen me të djathtën.

Për zgjedhjet vendore, Basha më është lutur: “Aman të lutem më shpëto!”. “Aman të lutem të shtyhen zgjedhjet!” Më erdhi shumë keq për gjendjen ku ndodhej. Erdhi ne Gjermani, ku unë ndodhesha për vizitë zyrtare, sepse gjermanet e thirren dhe i tërhoqën veshin: “Nuk duam asnjë shashkë!”, “Nuk duam më dhunë në mitingje!”. Pse? Sepse gjermanët kishin vullnetin të na ndihmonin për hapjen e negociatave me BE.

Gjykova që për hir të së ardhmes europiane të vendit, për të shmangur gjakderdhjen dhe përplasjen mes shqiptarëve, të shtyja zgjedhjet vendore. Daten 13 tetor 2019, si datë të re e caktoi z.Basha.

Unë, vendosa ti jap një rrugëdalje opozitës që kishte hyrë në qorrsokak, duke evituar përplasjen e njerëzve në rrugë, qëllimi im ishte të bëheshin zgjedhje. Datën 13 tetor e ka zgjedhur Basha vetë, dhe përfaqësuesit e opozitës

Kujt i shërbeu Basha duke mos e regjistruar PD në zgjedhje? Bojkoti i Bashës edhe më 13 tetor që e kishte kërkuar vetë ishte në sinkron me bojkotin e 4 anëtarëve të PS në KQZ që organizuan zgjedhje antikushtetuese të 30 qershorit. Si shpjegohet qe personi qe caktoi daten nuk shkoi ne zgjedhje? Perkundrazi, ai ju bashkua bojkotit te kater anetareve te Rilindjes ne KQZ” – tha Meta.