E gjithë Maqedonia e Veriut dhe Ballkani janë në pikëllim pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në afërsi të Sofjes, ku humbën jetën 45 shtetas të RMV-së. Nikolla Dujovski, profesor në Fakultetin e Sigurisë në “Top Tema” ka dhënë analizën e tij për gjithë aksidentin, duke theksuar se është e pazakonte se si ka filluar zjarri nga pjesa e përparme e autobusit, transmeton TetovaSot.

“Duhen parë arsyet. Presim që autoritetet bullgare të hetimit të përcaktojnë arsyet dhe përgjegjësitë brenda një kohe të arsyeshme. Hetimi nuk duhet të jetë i nxituar. Mësohet se zjarri ka filluar në pjesën e përparme të autobusit, që nuk është e zakonshme, duke u transferuar shpejt në pjesën tjetër të autobusit”, deklarou Dujovski.