Viti 2021 do të mbahet gjatë në mend, për dy perjashtimet më të mëdha në dy parti politike shqiptare në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut!

PD dhe BESA me kryetaret e tyre Basha dhe Kasami, perjashtojnë Sali Berishen dhe Kastriot Rexhepin!
Lulëzim Basha e perjashton nga grupi parlamentarë të PD-së Sali Berishen, kurse Bilall Kasami e perjashton nga Partia e nga grupi parlamentar i BESES Kastriot Rexhepin!

Në të dy rastet, edhe ne rastin e deputetit të Parlamentit të Shqipërisë Berisha edhe në rastin deputetit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Rexhepi, perjashtohen për shkak të interesave kundër dhe pro amerikane!

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, nuk kanë rrugë tjeter, pos asaj të interesave kombëtare shqiptare dhe të interesit strategjik të aleatit tonë të madh SHBA dhe aleancës ushtarake NATO!

Qëndrimi i faktorit politik shtetëror kombëtar shqiptar në të gjitha shtetet Shqiperi, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, është e duhet të jetë në funksion të plotë të interesave strategjike të Atdheut e të Kombit tonë dhe të aleatëve tanë SHBA , BE dhe NATO!

Të gjitha figurat shtetërore politike kombëtare në të gjitha shtetet ku populli shqiptarë është zot i fateve të veta, duhet të mbrohen kur ato mbrojnë interesin shtetërorë e kombëtar shqiptar dhe të aleatëve tanë e në radhë të parë të SHBA, BE dhe NATO!

Por edhe të denohen e të largohen nga drejtimi shtetërorë, politik e ekonomik kombëtar, kur dalin kundër interesave të Atdheut e Kombit, dhe kundër aleatëve tanë SHBA, BE dhe NATO, që na ndihmuan të çlirohemi nga Serbia pushtuese!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 14 Nëntor 2021