U shëtit pa maskë gjatë tërë verës, në vjeshtë e zuri Covidi


Beatrix Ramosaj ishte zhdukur për ca ditë nga rrjetet sociale, edhe pse ajo kohë pas kohe postonte fotografi të cilat i kishte bërë gjatë verës

E njohur më shumë se një influencere e rrjeteve sociale sesa si këngëtare, pasi që këngët e saj nuk është se kanë bërë bujë, ajo njihet për marrjen pjesë në shumë koncerte, ahengje dhe pushime të shtrenjta që vështirë mund t’i bëjë ndonjë vajzë e re.

Veshjet me kosto të shtrenjta nuk janë se mungojnë në gardërobën e Beatrix, derisa ajo në këto dalje të saj është parë kryesisht pa maskë dhe kjo si duket ka bërë që ajo të infektohet me versionin delta të Covid-19.