“Squid Game” është një nga prodhimet e fundit të platformës “Netflix” për të cilin me siguri keni dëgjuar, nëse ende nuk e keni parë. Seriali deri tani ka gjeneruar miliona euro fitime, ndërsa kudo në botë ka rrëmbyer vëmendjen e shumë dashamirësve të kinematografisë.

Por, seriali nuk është kurrsesi i përshtatshëm për fëmijët. Loja përmban skena ekstreme dhune, seksi dhe ofendimesh.

Mësues dhe fëmijë nga shtete të ndryshme kanë shprehur shqetësimin për fëmijët që janë ekspozuar ndaj këtyre skenave.

Prodhimi koreano-jugor, ku qindra njerëz të zhytur në borxhe kokurrojnë deri në vdekje për të fituar çmimin e madh, teksa përfshihen në lojërat e vendosura në shesh dhe luajnë të maskuar.

Një shkollë fillore në Ilford të Britanisë i ka dërguar një letër prindërve ku përshkruan shqetësimet e saj se fëmijët që kanë parë “Squid Game” po qëllojnë njëri-tjetrin në parkun e lojërave, si një mënyrë për të imituar shfaqjen. “Këto skena tepër shqetësuese në shkollë nuk do të tolerohen”, shkruhet në letër.