Rita Ora e nis ditën me fotografi ‘topless’ teksa shijon rrezet e diellit


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është mjaftë aktive në rrjete sociale, e që kohëve të fundit ndodhet në Kaliforni.

Ajo ndodhet në Malibu të Kalifornisë për projektet e reja, ndërsa nuk ka hezituar që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga momentet që po shijon atje.

Ditën e djeshme, këngëtarja publikoi disa fotografi atraktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Ajo shihet ‘topless’ në këto imazhe e veshur vetëm me një palë geta të lidhura me çizmet e saj.

Duke i buzëqeshur kamerës dhe shijuar rrezet e diellit, 30-vjeçarja dukej mjaft tërheqëse dhe e lumtur në këto fotografi.

“Duke ndjekur perëndime e diellit”, shkroi këngëtarja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive.