Në Hungari, kandidati konservator i pavarur Peter Marki-Zay fitoi të dielën një garë paraprake brenda opozitës, duke u bërë kandidati i përbashkët i një koalicioni opozitar prej gjashtë partish, që do të sfidojë kryeministrin Viktor Orban në zgjedhjet e përgjithshme pranverën e ardhshme. Pasi fitoi zgjedhjet, zoti Marki-Zay tha se Hungaria duhet të forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian të dëmtuara nga zoti Orban.

Peter Marki-Zay u bë fituesi i raundit të dytë të zgjedhjeve paraprake brenda opozitës, kur kundërshtarja e tij, socialdemokratja Klara Dobrev, pranoi humbjen të dielën në mbrëmje.

Në një takim me përkrahësit e tij të dielën në Budapest, kandidati i opozitës e quajti fitoren e tij “një revolucion të njerëzve të zakonshëm”.