Kjo është sozia e Kim Kardashian që po çmend internetin


Një vajzë është bërë e njohur falë ngjashmërisë së madhe që ka me Kim Kardashian.

Megjithëse Sonia Ali ka arritur një numër të madh ndjekësish si influencuese, vëmendjen më të madhe e ka marrë nga ngjashmëria e frikshme që ka me yllin amerikan.

Atë e ngatërrojnë shpesh me nënën e katër fëmijëve duke e cilësuar si kloni i saj. Sonia ka lindur në Londër, por tani është e vendosur në Dubai. Dhe motra e saj, Fyza, është krahasuar me Kylie Jenner në të kaluarën.