Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha se është optimist për rifillimin e bisedimeve bërthamore me Iranin por nuk konfirmoi takimin BE-Iran i cili pritet të mbahet brenda javës në Bruksel.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se është optimist për rifillimin e bisedimeve bërthamore me Iranin por nuk konfirmoi takimin BE-Iran i cili pritet të mbahet brenda javës në Bruksel.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së u mblodhën në Luksemburg përpara Samitit të Liderëve të BE-së që do të zhvillohet më 21-22 tetor.

Në një deklaratë para takimit, Borrell lidhur me lajmet në media se të enjten në Bruksel do të zhvillohen bisedimeve midis Iranit dhe BE-së tha se “Nuk mund ta dini kurrë. Sot jam më pozitiv se dje. Ende nuk kam marrë një konfirmim. Por, punët po ecin më mirë. Shpresoj që në Bruksel ditët e ardhshme të mbahet një takim përgatitor. Por, nuk mund të jem i sigurt”.

Rajoni i Gjirit

Borrell vuri në dukje se ata takimin do ta fillojnë me Gjirin i cili gjithashtu ka një krizë humanitare të tillë si Jemenin. “Me rajonin duhet të formojmë më shumë marrëdhënie”, shtoi Borrell.

“Nuk i kemi kushtuar vëmendje të mjaftueshme këtij rajoni të botës. Dhe tani ka ardhur koha që kjo të bëhet”, tha ai.

Partneriteti Lindor

Pasi rikujtoi se në dhjetor do të mbahet një samit lidhur me Partneritetin Lindor, Borrell tha se problemi më i madh në këtë fushë janë veprimet e regjimit në Bjellorusi.

Shefi i diplomacisë evropiane nënvizoi se në këtë çështje ka nevojë për më shumë masa por ajo që është më e rëndësishme është dakordimi i vendeve anëtare.

Në takimin në Bruksel, pikat zyrtare të axhendës e përbëjnë marrëdhëniet e BE-së me vendet e Gjirit, Partneriteti Lindor, situata në Etiopi dhe Nikaragua si dhe temat aktuale për Afganistanin, Tunizinë, Ballkanin Perëndimor, diplomacia për klimën dhe me kërkesë të administratës së Qipros greke çështja e Marashit e njohur gjithashtu si Varosha.