Medai Shaholli

 

Për shumë shqiptarë tanimë s’ka ngurrim të venë a mos të venë të kyçen në SDSM, pasi ajo nuk përbën më një turp për ta si pasardhëse e ish LKJ edhe pse ajo nuk është distancuar nga krimet e komunizmit jugosllav ndaj shqiptarëve për gjysmë shekulli në ‘drzhavën severna’. Kështu, vitet e fundit shumë shqiptarë interesaxhinj dhe disa me identitet të dyshimtë kombëtar ia kanë mësyrë SDSM-së, pasi nuk e kanë gjetur veten në partitë shqiptare, ata janë pritur krahë hapur nga socialdemokratët e Zajkos e cila nuk ka ndryshuar shumë nga qëndrimet e ish LKJ.

Statusi inferior i shqiptarëve dhe pabarazia kombëtare dëshmojnë qartë qëndrimin e vjetër shoven të SDSM-së si parti me hipoteka të së kaluarës, ku edhe më tej nuk heqin dorë nga supremacia e mbajtjes së pushtetit vetëm nga sllavo-maqedonët. Kushtetuta monoetnike dhe ligji denigrues për gjuhët janë dy elemente kryesore të shtypjes dhe të pabarazisë në ‘drzhavën severna’ ndaj shqiptarëve. Kësisoj, individë me identitet të përzier stramastikë dhe melezë si dhe nostalgjikë e pasardhës të titizmit jugosllav, kanë gjetur veten brenda SDSM-së si parti e hapur për të gjithë etnitë e ‘severnës’, ku ajo pjesë e dezertorëve shqiptarë kërkonë të bëjë karrierë në kampin tjerë.

Kjo është e çuditshme pasi edhe në vendet me demokraci të konsoliduar siç është Belgjika, nuk kemi aderime në këshillat e përgjithshme me përfaqësues të komunitetit frankofon nëpër partitë flamane dhe anasjelltas, përveç ndonjë përfaqësimi simbolik siç mund të kenë në partitë ekologjike, por jo si në ‘severnën’ tonë ku në këshillin e përgjithshëm të SDSM-së, janë zgjedhur nga kjo lloj specie në atë forum drejtues për t’i përfaqësuar shqiptarët që në fakt ata përfaqësojnë vetëm veten e tyre.

Këtu nuk është çështja se këta jugonostalgjikët nuk kanë të drejtë të aderojnë në cilëndo parti politike që e shohin të arsyeshme por ama, të aderosh në partinë që edhe në kohën e demonkracisë ka persekutuar dhe kanë vrarë shqiptarët vetëm pse kanë kërkuar të drejta kombëtare dhe nuk kanë dhënë përgjegjësi morale dhe ligjore, do të thotë se në aspektin humanitar dhe kombëtar kjo lloj specie nuk ka ndërgjegje kombëtare as humane.

A mund të kenë ndërgjegje kombëtare kjo lloj specie në rritje pasi qënkëshin për barazi për të gjithë etnitë në ‘severna’ ku bie fjala, përse nuk i brenë kjo ndërgjegje këta trima partizanë të Zajkos se ç’kërkon që qëndron si karavidhe varur mbi bulevardin kryesor të Strugës, emri i antishqiptarit ‘druzhe’ Tito në një komunë me shumicë shqiptare?

Apo emri i Bllagoja Toska i bulevardit më të gjatë në qytetin e Tetovës, emër që nuk ka miratimin e shumicës së qytetarëve por SDSM-ja me shqiptarët e ‘ndershëm’ mbrohen nga majorizimi me badinter për mos t’i ndryshuar emrat të cilët nuk përfaqësojnë dhe nuk kanë miratimin e shumicës shqiptare. Shqiptarët nuk gjë kanë kundër emrave të tyre nga kultura dhe historia e tyre por jo t’ia imonojnë emërtimet e rrugëve dhe shesheve në komunat me shumicë shqiptare në bulevardet kryesore me emra si JNA, Mosho Pijade, Marshall Tito etj., ku këto emërtime me dhunë nuk respektojnë demokracinë që ‘severna’ mëton të aderojë në eurointegrimet, por paraqesin fytyrën e vërtetë të shtetit dhe të partisë shoviniste e antishqiptare siç është SDSM-ja dhe jo vetëm ajo.

Këta pra janë prurjet e reja në parti që nuk përfaqësojnë shqiptarët por janë turpi ynë, ku shumë të burgosur shqiptarë me procese të montuara kanë pikërisht këtë parti të zemrës për autore që shtyp dhe i trajton shqiptarët si popull i dorës së dytë, si nomad pa gjuhë, pa identitet dhe pa emër. Këta janë pasardhësit e titizmit të dikurshëm të kapërdisur nëpër kolltuqet e pushtetit dhe të qeverisë e cila i mbështet këta dezertorë të çështjes shqiptare si ‘kolonë e pestë’ të çështjes shqiptare.