Ada dhe Bashkimi janë kapur mat në një klub në Prishtinë. Videoja e këtij momenti është transmetuar gjatë ditës së sotme në Përputhen dhe dyshja e kanë sqaruar.

“Unë kam qenë të shtunën me shoqërinë time në Kosovë. Kam kontaktuar për një moment Bashkimin për të më treguar një lokal ku mund të shkoja për të pirë shisha, duke qenë se unë nuk njoh asnjë andej. Kam shkuar, erdhi dhe Bashkimi për të më treguar vendin, e kam takuar”, ka treguar Ada.

Nga ana tjetër, Bashkimi ka shtuar se ka qëndruar 30 minuta për të në shenjë respekti.