A do të jep dorëheqje sot Ziadin Sela?


Koment: TetovaSot

“Të jesh ose të mos jesh” kjo më së shumti sot rëndon mbi liderin e partisë më të madhe opozitare shqiptare Ziadin Sela.Horizontet politike të tij tashmë thuajse janë mbyllur.Ai doli i zymtë mbrëmjen e 17 tetorit dhe shpalli fitoren në dy qytete, por edhe ajo doli mos të jetë e vërtetë. Madje për të shkuar gjërat akoma më keq për të, ai humbi edhe në vendin e origjinës dhe kjo nuk është hera e parë që ai e pëson atje.

Dhe kur ti shtosh kësaj humbjet serike në çdo cikël, atëherë a ke më të drejtë të quhesh “lider i shqiptarëve” që mund të drejtosh një opozitë të fortë?!. Thirrjet e tij në politikë tashmë po zbehen gjithnjë e më shumë .Ato ngjajnë si kënga e shtatë vëllezërve që kur ishin bashkë dëgjohej larg, por kur mbeti vetëm njëri prej tyre, ai zë u tret dhe atë e shkatërroi vetmia.

Selën tashmë po e shkatërron vetmia politike në udhëkryqin e madh të karierës së tij politike që numëron momentet e fundit. Të gjithë tani e shohin këtë, përveç tij që po shkon në rrugën e verbuar politike -unë dhe askush tjetër!
Ai kështu erdhi në politikë , përmes gjërave që tani i janë kthyer bumerang. Gjithmonë flet për fitoret e paqena dhe humb gjithnjë, e gjithnjë.

Ai humbi në qytetin më të rëndësishëm të shqiptarëve , në Tetovë dhe atë nga një lider politik që ai as nuk e llogariste fare duke e përjashtuar nga koalicioni që kishte dhe tani shtirret se në emër të ” vëllazërisë”, ta ndihmojë atë.
Një tjetër kurth të tij që tashmë e kanë kuptuar të gjithë, sidomos ata që e pësuan nga vetë Sela.

Në intrigat politike, me tentimin që ti djeg politikisht gjithë të tjerët që i mblodhi rreth vetes dhe i flaku tej, sot ai vetë ndodhet në agoninë politike dhe nuk ka më si të vazhdojë më tej .Për Selën u harxhuan të gjitha jetët politike.
Kësaj rradhe kishte vëzhguesit e vet në zgjedhjet më të pastërta të mbajtura deri tani dhe kjo e ka mbështetur për muri. Kjo e ka heshtur.
Ai ka dy ditë që nuk del të thotë një fjalë.Janë të dërguarit e tij që flasin në emisione për të zbutur dështimin e tij.
Sela nuk ka më ku ta kritikojë BDI-në dhe ai e humbi shansin ta mund atë.
Kjo nuk do të ndodhë më kurrë me të.
Ai e morri mesazhin e qytetarëve në Bogovinë, Tetovë që po tu kthyen kundër ata që të ngritën, atëherë nisesh drejt fundit të dëshpëruar politik.
Ai morri edhe mesazhin e qartë se cfarë do të thotë të bësh koalicion me një parti nacionaliste maqedonase të cilës deri dje i ke thënë regjim.

Sela po bën përpëlitjet e fundit politike me atë pak rezistencë që i ka mbetur dhe secilën gjë e ka tashmë kundër.
Madje ai kurrë më afër nuk e ka patur një Kongres të jashtëzakonshëm që kësaj rradhe do jetë kundër tij.
Por përpara se të të heqin në politikë është mirë të jesh një hap para si kudo që ndodhë në vendet demokratike që kur humb më mirë dorëhiqu.
Kjo e bën madhështore politikën.
Sela më nuk mund të bëj thirrje për asgjë.
As nuk mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme Parlamentare sepse ato mbi njëqind mijë vota të kundërshtarit e trazojnë.
Sela tani do të duhet tu shpjegojë poashtu mbështetësve të tij përse nuk ia morri BDI-së gjithë komunat.

Atë e tha vetë, madje e la edhe Tetovën pa Vullnet dhe të dëshpëruar.

Dhe pas gjithë këtyre humbjeve serike, a mund më të vazhdojë Sela akoma ?!