Kërkesa për ekstradim të ish kryeministrit Nikolla Gruevski si organizator i ngjarjeve të dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 27 prill të vitit 2017-të këto ditë do të dërgohet në Budapest, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, njofton Portalb.mk.

“Dosja e plotë nga gjykata dhe Prokuroria ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë në fund të javës së kaluar. Sot i nënshkrova dokumentet dhe këto ditë do të dërgohet në Budapest me qëllim që të kërkohet ekstradimi i Nikolla Gruevskit për ngjarjet e 27 Prillit”, deklaroi Deskoska.

Loading...