Motori i aeroplanit ka marrë flakë menjëherë pasi është ulur në pistën e aeroportit të Denverit. Pasagjerët e tmerruar nga ngjarja që ka ndodhur janë larguar me shpejtësi nga avioni dhe nuk raportohen viktima.

United 5869 u ngrit nga Aspen, Kolorado në orën 13 pasdite dhe u ul në pistë vetëm një orë më pas pas flaka shpërtheu në motorin e mjatë.

Në bordin e aeroplanit kishte 59 presona dhe nëse diçka do të kishte ndodhur do të ishte një tragjedi katastrofike.

Një zëdhënës i United tha se aeroplani ka pasur problem me motorin pas uljes dhe po bëhen hetimet për të gjetur shkaqet e ngjarjes.