Seri tërmetesh që dridhen për javë rajonin e Ohrit dhe epiqendra është pak kilometra nga i vetmi vullkan aktiv në Ballkan në Kosel në afërsi të Ohrit, nga tërmete janë hapur disa vrima të reja, përcjell TetovaSot.

Vrimat e reja janë të dukshme ku dukshëm shihen në vendin ku për shekuj me radhë atje ka pasur vullkan. Janë paraqitur 6 vrima të reja, ku 4 prej tyre kanë qenë më të vjetra. Sot gjatë vizitës Koordinatorit ekolog i Ohrit dhe i projektit të Drinit, Dejan Panoski në Kosel, thuhet se ndihet era e përforëcuar e squfurit dhe në vendin e ngjarjes kanë parë edhe disa kafshë të ngordhura.

Ndryshe sot një tjetër tërmet, këtë herë me intensitet më të lartë prej 5.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur para pak minutash rajonin e Ohrit. Tërmeti u ndje edhe në Shkup dhe zonat përreth. Epiqendra e tij u regjistrua në afërsi të fshatit Kosel me një thellësi prej 2 km. Në rajoni i Ohrit, në dy javët e fundit janë regjistruar më shumë se  800 tërmete.

Koordinator ekolog i Ohrit dhe i projektit të Drinit, Dejan Panoski pas një seri tërmetesh ka kërkuar për të hetuar vullkanin në Kosel në afërsi të Ohrit.

“Unë mendoj se kemi nevojë urgjente për të bërë sondazhe, ekzaminimet për zhvendosje të mundshme në mes të ujërave nëntokësore dhe rrjedhave, gjykimet në puset përreth dhe të provimeve të kursit dhe lëngjeve të mundshme të gazit sulfuqirk në Kosel” tha Panoski./TetovaSot/