Me kërkesë të mbrojtjes, seanca gjyqësore për rastin “Fortesa 2” që duhej të mbahet sot, është anuluar për më 26 shtator.

Avokatët nga mbrojtja, siç kanë theksuar para gjykatësit që e udhëheq lëndën, kishte angazhime të tjera dhe për këtë arsye kërkuan anulim të seancës së sotme gjyqësore në të cilën duhej të merren në pyetje dëshmitarë.

Në “Fortesa 2” janë të akuzuar ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujoski dhe gjashtë të punësuar në DSK. PSP i vendosi si të dyshuar për shkatërrim të dokumentacionit zyrtar të lidhur me përgjimin joligjor.

Në seancën paraprake të mbajtur më 23 maj, të akuzuarit u prononcuan se nuk ndjehen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen. Gjykatësve Lidija Petrovska, madje, i pranoi dëshmitë të cilat i dorëzoi Prokuroria Speciale Publike me të cilat e mbulon aktakuzën për të akuzuarit në këtë rast