Seanca e Kuvendit në të cilën do të diskutohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski do të mbahet të mërkurën më 5 korrik. Kjo çështje do të jetë e 30 në rendin e ditës.

Diskutimi për shkarkimin e Zvërlevskit është me propozim të Qeverisë e cila vlerëson se ai në mënyrë joligjore dhe në mënyrë joprofesionale ka ushtruar detyrën.

Propozimin me shumicë votash e ka pranuar Këshilli i Prokurorëve Publik.