Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet e gjakosur dhe e rrethuar nga mjekë e infermierë duke i dhënë ndihmën e parë.
Në fakt, nuk ka asgjë serioze pasi bëhet fjalë për sezonin e ‘Shades of Blue’ ku artistja ka rolin e një dedektiveje dhe ky rast ishte skenë e serialit.
Duket se incidenti imagjinar ishte i madh pasi përfshiu disa anëtarë, ndër ta edhe Jose Perez.
Ndërkohë, sipas disa fotografive vihet re se i dashuri i ri i JLo ka qëndruar pranë saj për ta mbështetur në këtë projekt të ri.
Xhirimet janë bërë në New York dhe pritet që shumë shpejt të transmetohet në televizion.