Një person ka humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar rëndë në një aksident rrugor që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 në rrugën Prilep – Krushevë, në dalje të Prilepit tek vendi “Begova Livada” afër fshatit Konjare e Madhe.

“Nga shkaqe që akoma nuk dihen një automjet i tipit “folksvagen vento” me targa të Prilepit ka dalë nga rruga, ku në vendngjarje ka ndërruar jetë një 24 vjeçar, banor i fshatit Sllavej të Prilepit me iniciale I.P., ndërsa tre bashkëudhëtarët kanë shpëtuar me lëndime më të lehta. Ekspertizë në vendngjarje kryejnë policia dhe prokurori publik”, deklaroi zëdhënësja e SPB Manastir, Magdalena Dimitrievska.

Për shkak të aksidentit mbrëmë kishte ndërprerje të qarkullimit në rrugën Krushevë-Prilep.