Prej 2 ditësh është paralajmëruar fortunë në institucione, ku për këtë është caktuar muaji korrik si fushatë dëgjesash në të gjithë vendin, me qëllim grumbullimin e informacioneve për çdo zyrë shtetërore. Por edhe në Shkodër pritet që në dy muajt e ardhshëm të ketë një sërë ndryshimesh, ku e para sipas burimeve është Posta Shqiptare, dega Shkodër.

Burimet bëjnë me dije se në Postën Shqiptare të degës së Shkodrës, janë shpërndarë tashmë një numër i konsiderueshëm zarfesh të mbyllura.

Flitet për të paktën mbi 20 punonjës të postës, të cilët janë pushuar nga puna. Përpara pak javësh është shkarkuar nga detyra drejtoresha e këtij institucioni, Estela Nika, për shkak të përfshirjes së saj në listat e kandidimit në radhët e LSI. Ky është institucioni i parë në Shkodër që bëhen lëvizjet e para pas përfundimit të zgjedhjeve. Në vazhdim priten furtuna të tjera lëvizjesh, ku sipas kryeministrit Edi Rama do të synojnë forcimin e administratës me persona të kualifikuar. Ndërsa pritet muaji shtator që administrate të njihet zyrtarisht me ndryshimet në radhët e drejtueseve, por edhe të punonjësve. /syri.net