Ish gjykatësja e Gjykatës së Strasburgut, Margarita Caca-Nikollovska thotë se personit të cilit Gjykata ia ka marrë pasaportën nuk duhet t’i lejohet dalja nga shteti me dokument tjetër udhëtimi. Kështu që Maqedonia ka të firmosur marrëveshje dypalëshe me Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftim, me çka edhe ky dokument bëhet dokument udhëtimi. Sipas Nikollovskës, derisa letra e njoftimit në këto raste është dokument udhëtimi dhe si i tillë duhet që të konfiskohet , pa dallim a është e Maqedonisë apo e ndpnjë vendi të huaj.

“Sipas numrit amë mund të vërtetohet se bëhet fjalë për person të njëjtë, ndërsa ndalesat për largimin nga shteti janë të evidentuara në evidencën kompjuterike që është në dispozicion të shërbimit policor në pikat kufitar.”- thotë Margarita Caca- Nikollovska, ish gjykatëse e Gjykatës së Strasburgut.

Sipas saj, në mënyrë të njëjtë duhet që të veprohet edhe me pasaportat diplomatike Ajo bën të ditur se nëse dikush nga të akuzuarit nga ana e Prokurorisë Speciale posedon dokument të këtillë, vlefshmëria e tij duhet të përfundojë me mbarimin e shërbimit.

“Pyetem se sa nga këta persona posedojnë pasaportë diplomatike duke marrë parasysh se tani nuk ushtrojnë funksion? Shtrohet pyetja sa shërbimet tona ua kanë marrë pasaportat diplomatike ose ua kanë shpallur të pavlefshme.”– ka shtuar ish gjykatësja e Strasburgur.

Për numrin më të madh të kërkesave të PSP-së për paraburgim ndaj ish funksionarëve të lartë shtetërorë, Penalja u ka shqiptuar vetëm një masë më e butë, gjegjësisht vetëm marrjen e pasaportës.