Në pushimoren zviceriane Kran Montana sot vazhdojnë bisedimet vendimtare për bashkimin e sërishëm të ishullit Qipro, që zhvillohen disa ditë, kumtoi botimi grek Njuz in.

Delegacionet e dy komuniteteve të ishullit pritet t’i dorëzojnë propozimet e tyre për dy aspektet kyçe të problemit – për sigurinë dhe kufijtë e ndërlidhur me shtetin e ardhshëm federal.

Qëllimi i bisedimeve është hartimi i marrëveshjes përfundimtare, që do të lidhet në konferencën në Nju-Jork në shtator.

Në rast të progresit më thelbësor të bisedimeve në Kran Montana nuk përjashtohet që atje të arrijnë edhe kryeministrat e tre vendeve garantuese të Qipros – Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe.