Qeveria e mëparshme vazhdimisht promovon ndërtimin e Qendrës Klinike, por në të vërtetë nuk bëhet fjalë për Qendër Klinike, por vetëm një ndërtesë për klinika interne dhe kjo është vetëm një zgjidhje parciale.
Sipas planit dhe projektit të tyre, është parashikuar që të ndërtohet vetëm një ndërtesë në të cilën do të vendosen degët  interne, përderisa  në objektet e vjetra do të mbeten kirurgjia, onkologjia, gjinekologjia, kardiologjia dhe kardiohirurgia, infetkive, pediatria.

Maqedonisë i duhet një Qendër Klinike krejtësisht e re, duke pasur parasysh që vendi dhe vendpozita e tanishme nuk janë adekuate. Duam të ndërtojmë Qendër Klinike sipas standardeve botërore, ku do të ketë më shumë hyrje, parking, klinika të ndërlidhura mes tyre, siç rekomandojnë ekspertët dhe inxhinierët e  specializuar për këtë fushë.