Lupco Svrgovski, avokati i ish-shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov , pas seancës së sotme në rastin “Fortesa 2”, njoftoi se do të dërgojë ankesë tek gjykata për kthimin e pasaportës, përcjell TetovaSot.

Pas procedurës në vijim për ankesën e vendimit të masës paraprake, tani për procedurë do të duhet të vendosë mbi aktakuzën, dhe ne duhet të shohim se si do të vendosë Këshilli – theksoi Shvrgovski.

Gjykata Penale dje vendosi që kërkesa për paraburgim për Sasho Mijalkov është anuluar, dhe mori vendim vetëm për konfiskimin e pasaportës së tij./TetovaSot/