Superylli i Cleveland, LeBron James, është shprehur se lojtari më i mirë i Golden State, Stephen Curry, i cili do të nënshkruajë një kontratë-rekord prej 201 milionë dollarë (175,9 M EUR) për pesë vjet, meriton një kontratë prej 400 milionë.

“Steph në fakt duhet të nënshkruajë ketë verë për 400 milionë dollarë”, ka deklaruar “Mbreti James”.

James, i cili ishte një prej të pareve që përgëzoi Curry të premten në mbrëmje, reagoi pas një informacioni, sipas te cilit, vlera e Golden State, shitur në 2010 për 450 milionë dollarë, duhet të jetë pesëfish më e madhë, pra 2,6 miliardë dollarë.

James kritikoi sistemit, ku sipas tij, përfitojnë pronaret e ekipeve se sa lojtarët. Curry, 29 vjeç, më kontratën që do të nënshkruajë para të enjtes, do të bëhet lojtari më i paguar në historinë e NBA-së.

Ai do të marrë në sezonin e ardhshëm një pagë prej 34,7 milionë dollarë në vit, 1,4 M më shumë e Jamës, i cili ka qenë deri tani lojtari më i paguar në NBA.