Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier dërgoi urim me rastin e zgjedhjes së kryeministrit të ri Zoran Zaev dhe për Qeverinë e re të Republikën e Maqedonisë.

Në urim, siç njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë, thuhet se Qeveria e re paraqet mundësi që të përshpejtohen proceset reformuese, si dhe parimet që i përfaqëson kjo organizatë ndërkombëtare, siç janë qeverisja e të drejtës dhe funksionimi i institucioneve demokratike dhe përgjegjëse.

“Në letrën me urime, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier deri te kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaeve transmeton edhe gatishmërinë e kësaj organizate që tërësisht ta mbështesë Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë në sfidat që qëndrojnë para saj në periudhën e ardhshme”, thuhet në kumtesë.

Mbështetje për kryeministrin e ri dhe për Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë ka mbërritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

“Kryeministri kosovar shpreh bindje se Republika e Maqedonisë me Qeverinë e re do të sigurojë ardhmëri të qetë dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e saj dhe se Republika e Kosovës edhe mëtej do të jetë e hapur për zhvillimin e marrëdhënieve midis vendeve fqinje”, njofton shërbimi për informim i Qeverisë.

Urime me rastin e emërimit të kryeministrit të ri të Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev ka dërguar edhe lideri i partisë më të madhe opozitare të Republikës së Greqisë, Kirjakos Micotakis.

“Zotëri Kirjakos thekson se zgjedhja e Zoran Zaevit për kryeministër hap kapitull të ri i cili paralajmëron ndryshime në marrëdhëniet midis dy vendeve. Lideri i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, në letrën e tij me urime paralajmëron edhe gatishmëri të partisë së tij që tërësisht t’i mbështesë proceset për stabilitet, bashkëpunim dhe lidhje ekonomike midis të gjithë vendeve në rajon”, thuhet në kumtesë