Pas tërmetit që goditi Ohrin me 5.2 shkallë ka krijuar panikë tek qytetarët. Siç raportohen nga Ohri ka disa shtëpi të dëmtuara dhe gurëz në rrugë, përcjell TetovaSot.

Tërmeti ndodhi rreth orës 13.19 minuta që është ndjerë edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë si në Shkup, Tetovë por edhe në Tiranë.

Ky ka qenë tërmeti më i madh deri tani në Ohër pas 800 tërmeteve tjera të vogla gjatë javëve të fundit.

Ndryshe tlrmetet që kanë goditur Ohirn kanë hapur edhe vrima të reja afër vullkanit aktiv në Ballkan.

Vrimat e reja janë të dukshme ku shihen në vendin ku për shekuj me radhë  ka pasur vullkan.  Siç mësohet janë paraqitur 6 vrima të reja, ku 4 prej tyre kanë qenë më të vjetra. Sot gjatë vizitës së disa personave në Kosel thuhet se ndihet era e përforëcuar e squfurit. /TetovaSot/