E ardhmja e Armando Sadikut mbetet ende e paqartë, ndonëse zërat për interesimin e skuadrave të ndryshme, madje edhe nga Izraeli nuk kanë munguar.

Futbollisti i kombëtares kuqezi ka shijuar pushimet në Shqipëri, por nuk dihet nëse do ta vijojë stërvitjen me Zyrihun që zotëron kartonin e tij. 26-vjecari bën pjesën në listën e futbollistëve që mendohet se do ta vijojnë karrierën larg klubit zvicëran.

Presidenti i Zyrihut, Ancillo Capena, i pyetur për të ardhmen e Sadikut e ka pranuar se sulmuesi shqiptare do të largohet dhe kjo është normale, por për momentin nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare për kartonin e tij.

Nëse Zyrihu nuk arrin të përfitojë nga kartoni i Sadikut në këtë merkato vere, atëherë do ta humbasë me parametër zero. Nga skuadra që sapo u ngjit në Superligës e Zvicrës mund të largohet edhe Burim Kukeli, që në moshën 33-vjeçare nuk konsiderohet lojtar i perspektivës. Sikurse veproi me Sadikun gjatë janarit Zyrihu mund ta huazojë lojtarin te Lugano, aktualisht pjesëmarrëse në Europa League.