Rrjeti social Facebook tha se funksionaliteti i kërkimit të pikave të aksesit në internet wireless “Find Wi-Fi” do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.

Njoftimi erdhi përmes një postimi në blogun zyrtar të rrjeti social. Kompania e medias sociale thotë në lajmërim se përdoruesit kishin përfituar jashzakonisht shumë nga veçoria dhe për këtë vendosi ta ofronte globalisht.

https://www.facebook.com/facebook/videos/10155980160956729/

Funksionalitetet gjenden në seksionin “More” në aplikacionin Facebook. Pasi të keni përzgjedhur opsionin “Find Wi-Fi,” përdoruesit mund ta aktivizojnë për të zbuluar pikat e aksesit afër vendodhjes së tyre.

Sipas Facebook vendodhjet e pikave të aksesit ofrohen nga bizneset. Zgjerimi i “Find Wi-Fi” ka filluar që nga dita e Premte.