Facebook” tha ditën e premte se ka implementuar një algoritëm të ri për Furnizuesin e Lajmeve (News Feed) për të reduktuar përhapjen e dezinformimit, uebsajteve sensacionale dhe përmbajtjeve të cilat inkurajojnë përdoruesit ti klikojnë.

Lëvizja është një tjetër hap i rëndësishëm i rrjetit social më të madh në botë për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme, një betejë që “Facebook” e ka luftuar prej vitesh u vu në qendër të vëmendjes pas zgjedhjeve presidenciale Amerikane.

“Facebook” tha se do të reduktojë influencën e një grupi njerëzish të cilët janë zbuluar duke shpërndarë përmbajtje të cilësisë së dobët çdo ditë.

Vetëm 0.1% e përdoruesve të cilët publikojnë mbi 50 postime në ditë hyjnë në këtë kategori tha kompania. Ndryshimi prek vetëm lidhje e jashtme dhe as fotot e postimet e tjera në publikuar në Facebook shkruan PC World Albanian.

Është algoritmi në sfond i Furnizuesit të Lajmeve i cili vendos se çfarë postimesh do të shihni nga miqtë, reklamuesit apo burime të tjera. Me 2 miliard përdorues aktivë në muaj, “Facebook” vazhdimisht përmirëson këtë algoritëm.