Në Qendrën  për menaxhim me kriza deri tani kanë raportuar  20 persona  për dëmet nga tërmeti në Ohër.

Kryesisht bëhet fjalë për mure të plasura si dhe  qytetarët kanë raportuar për rënje të bojlerëve nga banjot. Gjithashtu kanë raportuar për oxhaqe të dëmtuara ku kanë dëmtuar edhe makina të parkuara, përcjell TetovaSot.

Disa nga qytetarët kanë raportuar për dëmet në supermarktet ku nga tërmeti kanë pasur dëme në artikujt ushqimorë.

Tërmeti i fundit sot në Ohër ndodhi rreth orës 13.18 minuta ku ka krijuar panik dhe ankth të madh te qyteatrët dhe turistët. /TetovaSot/