Eduart Selami takoi Lulzim Bashën disa orë para mbledhjes së kryesisë, për t’i kërkuar që të shtyhen zgjedhjet deri në shtator. Po përgjigja ka qenë se këtë nuk e vendos Basha. Basha u tha gazetarëve se do të flasë kur të nisë fushatën.

Eduart Selami dhe Lulzim Basha u janë bashkuar mbështetësve demokratë tek bari në oborrin e Partisë Demokratike.
Ata mbërritën në Partinë Demokratike thuajse në të njëjtën kohë për t’u takuar dhe biseduar për garën që grupi i punës e ka caktuar më 22 korrik.
Ndërsa Eduart Selami pasi tregoi batutën që i kishte bërë Bashës tha se në takim i kishet kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve deri në javën e parë të shtatorit.
Salami e konsideron Bashën të paaftë për ta ringritur PD-në.
Mbështet kërkesat e grupit kundërshtar që shpalli kandidat Astrit Patozin, por jo mënyrën e veprimit të tyre, që sipas tij po nxit frymë përçarëse në PD.
Salami ishte i pari që shpalli kandidaturën pasi hapjes së garës nga dy nënkryetarët Paloka e Spaho, ndërkohë që sekretari i përgjithshëm Arben Ristani u distancua duke e konsideruar procedurën antistatutore.