Ministri i Jashtëm i Bahreinit Halid bin Ahmed bin Muhammed Al Halife me homologun e tij nga SHBA-ja, Rex Tillerson ka zhilluar bisedë telefonike lidhur me krizën e Gjirit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë bahreinase të lajmeve BNA, Tillerson ka zhvilluar bisedë telefonike me Al Halife, me të cilin ka diksutuar për marrëdhëniet e ndërprera diplomatike me Katarin si dhe për rrugët e gjetjes së një zgjidhjeje e cila do të mundësonte stabilitetin në rajon.

Al Halife, në bisedë ka theksuar se përmbajtja e Katarit në marrëveshjet e nënshkruara dhe kërkesat e paraqitura për të ka një rëndësi të madhe për stabilitetin e shteteve të rajonit, eliminimin e terrorizmit dhe të mbështetësve të tij, si dhe në përparimin drejt rrugës së zhvillimit.

Kriza diplomatike në Gjirin Persik shpërtheu më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Jemeni ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera në rajon dhe për mbështetjen e grupeve terroriste.