Në Europë, sipas një vlerësimi, janë rreth 9 milionë persona me  hepatit B apo C kronik, por shumë prej këtyre nuk e dinë se janë prekur.

Një e dhënë kjo që pengon përpjekjet për të eliminuar sëmundjen brenda vitit 2030, thekson Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), në ditën ndërkombëtare kushtuar kësaj sëmundje, 28 Korrik.

Sipas të njëjtit burim, janë rreth 4 milionë pacientë me virusin C, ndërsa 4.7 kanë B-në.
Në shumë vende, përqindja e sëmundjeve të padiagnostikuara variojnë nga 45% në 85% për hepatitin B dhe mes 20% dhe 89% për C-në.

Loading...