Francezi ka përsëritur veprimin e ditëve më parë, duke e mos e ftuar Ceballos. Kundër Villarrealit, do të mungojnë edhe Ramos, Llorente, Benzema dhe Achraf.

Dani Ceballos nuk po gjen vend në ekipin e Zinedine Zidane dhe mund t’i thotë lamtumirë Real Madridit pak muaj pasi u transferua në “Santiago Bernabeu”.

Ai nuk është ftuar sërish nga Zidane për sfidën që Reali e zhvillon me Villarrealin, teksa u la në shtëpi edhe në barazimin 2:2 me Celta Vigon.

Ai nuk ka luajtur asnjë minutë kundër Deportivos (Java e 1), Valencia (Java e 2), Levante (J3), Betis (J5), Getafe (J8), Girona (J10), Atlético (J12), Malaga (J13) dhe Athletic (J14), kurse nuk është ftuar fare kundër Barcelonës (J17), Celta Vigo (J18) dhe tani Villarreal (J19).

 

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.