Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ka anuluar vizitën e tij në Londër, ku dhe do të bënte hapjen e Ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara. Përmes një postimi në Twitter, Trump u ankua për lokacionin e ambasadës së re dhe për këtë ka fajësuar administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

“Shkaku që po anuloj vizitën në Londër është se unë nuk jam mbështetës i madh i administratës Obama, që me shumë gjasa e ka shitur për disa kikirkë, ambasadën më të mirë, në në një nga zonat më favorite në Londër, për për të ndërtuar atë të renë në një zonë periferike,  për 1.2 miliard dollarë.”

“Marrëveshje e keqe”, ka shkruar Trump dhe ka shtuar më tej  se kurrsesi nuk do të ishte ai që do të priste shiritin e inagurimit. Por vendimi për ta lëvizur ambasadën nga rajoni Mayfair në Londër ishte bërë nga administrata e presidentit, George Ë. Bush dhe ky vendimi ishte shpallur më 28 tetor të 2008, vetëm 1 muaj para se Obama të zgjidhej President. Ambasada e re prej 12 kateve, në një lokacion jo shumë prestigjoz në jug të lumit Tamiz, do të hapet për publikun më 16 janar.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, është liderja e parë e jashtme që vizitoi Trump pas inaugurimit të presidencës së vitin e kaluar, ka ftuar presidentin amerikan për vizitë shtetërore në Britani. Ftesë e cila hasi në kundërshtime të ashpra në Mbretërinë e Bashkuar, ku shumë shtetas britanikë paralajmëruan protesta kundër Trumpit. Pasi presidenti i SHBA anuloi vizitën, kryetari i qytetit të Londrës, Sadiq Khan, tha se vizita, pa dyshim do të ishte përballur me protesta masive. Shumë londinezë e kanë bërë të qartë se Donald Trump nuk është i mirëseardhur këtu, ka thënë Khan dhe shtoi më tej se  duket që presidenti amerikan përfundimisht e ka marrë mesazhin

 

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.