Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohen të jenë autorë të mbi 100 vjedhjeve në banesa. ‘Ansa’ raporton se banda e hajdutëve vepronte në krahinat e Riminit, Ankonës, Pesaro-Urbino Modena.

Mësohet se mes mallrave të vjedhur, më shumë se një kilogram janë sende ari. Operacioni i policisë nisi pak ditë më parë, duke marrë kështu shkak edhe nga numri i vjedhjeve kohët e fundit, veçanërisht në zonën e Valkonës.

Më 30 dhjetor në Saludecio, gjatë një tentative vjedhje, pronari i banesës arriti të mbante mend targën e automjetit të autorëve. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se makina ishte vjedhur në Rimini dhe pastaj këqyrjes së kamerave mjeti tip ‘Mazda’, u gjurmua në Fano.

Kaq mjaftoi që policia të binte në gjurmë të hajdutëve, dhe më pas i vuri ata në pranga. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.