...shpejt dhe ndryshe...

Dashuria e vërtetë na bën të ndihemi të pambrojtur. Një marrëdhënie e re është territor i paeksploruar dhe shumica prej nesh kanë frikën natyrore të të panjohurës.

1. Kur bini në dashuri, do të thotë se po merrni një rrezik të vërtetë. Keni të vendosur një sasi të madhe të besimit tek një person tjetër, duke e lejuar atë të ndikojnë, ç’ka na bën të ndjehemi të ekspozuar dhe të pambrojtur.

Mbrojtjet tona kryesore janë sfiduar. Çdo zakon që kemi pasur si vetëpërqendrimi, apo vetëpërmbajtja fillon të venitet. Ne priremi të besojmë se sa më shumë kemi kujdes, aq më shumë mund të lëndohemi.

2. Dashuria e re nxit vuajtjet nga e kaluara. Kur kemi hyrë në një marrëdhënie, rrallë herë jemi plotësisht të vetëdijshëm se si kemi qenë të ndikuar nga historia jonë. Mënyrat si jemi lënduar në marrëdhëniet e mëparshme, duke filluar që nga fëmijëria jonë, kanë një ndikim të madh në mënyrën se si ne i perceptojnë njerëzit që kemi pranë si dhe, se si veprojmë në marrëdhëniet tona romantike.

Më herët, dinamika negative mund të na bëjë të kujdesshëm drejt hapjes me një person të panjohur. Ne mund të rrimë larg intimitetit, sepse ai nxit ndjenjat e vjetra të lëndimit, humbjes, zemërimit ose refuzimit.

3. Dashuria sfidon identitetin e vjetër. Shumë prej nesh luftojnë me ndjenjat themelore të të qenit i pakëndshëm. Ne kemi probleme për vetëvlerësimin tonë dhe tek besimi se dikush mund të interesohet vërtet për ne. Të gjithë kemi një zë kritik “të brendshëm”, që vepron si një trajner mizor brenda kokave tona, që na tregon jemi të pavlefshëm, apo nuk meritojmë lumturinë. Ky “trajner” është formuar nga përvojat e fëmijërisë së dhimbshme dhe qëndrimeve kritike, kur kemi qenë të ekspozuar në fillim të jetës, si dhe ndjenjat që prindërit tanë kishin për veten e tyre.

Përderisa këto qëndrime mund të jetë shumë të rrezikshme, me kalimin e kohës, ato janë rrënjosur tek ne. Këto mendime kritike apo “zëri i brendshëm” janë shpesh të dëmshme dhe të pakëndshme, por janë edhe komode në njohjen e tyre. Kur një person tjetër na sheh ndryshe nga zërat tanë, pra si të dashur dhe të vlerësuar, ne mund të ndjehemi të parehatshëm dhe mbrojtës, pasi ajo sfidon identifikimin tonë.

4. Me gëzimin e vërtetë vjen dhimbja e vërtetë. Çdo herë që ne përjetojmë plotësisht gëzimin e vërtetë, ose ndjejmë përpikërinë e jetës në një nivel emocional, mund të presim që të ndjejmë edhe një sasi të madhe trishtimi. Shumë prej nesh struken larg nga gjërat që do të na bënin të lumtur, sepse edhe kur na bëjnë, ndjejmë dhimbje.

E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Ne nuk mund të përjetojmë trishtim, pa pritur gëzim. Kur vjen puna për të rënë në dashuri, në vend që të jemi në mëdyshje për të vazhduar, frika e trishtimit do të na inkurajojë.

5. Dashuria është gjithmonë e barabartë. Shumë njerëz shprehin hezitim mbi përfshirjen në marrëdhënie me dikë, sepse ai person “iu pëlqen shumë.” Ata shqetësohen, se nëse do të përfshihen në marrëdhënie me këtë person, ndjenjat e tyre nuk do të zhvillohen dhe ai do të largohet duke u lënduar apo refuzuar. E vërteta është se dashuria është shpesh e pabalancuar, një person ka një ndjenjë më shumë ose më pak, nga momenti në moment.

Ndjenjat tona drejt dikujt janë një forcë gjithnjë në ndryshim. Në një kohë të shkurtër, ne mund të ndjehemi të zemëruar, acaruar, ose madje edhe të urrejmë një person që e duam. Shqetësimi se si do të ndjehemi na frenon duke parë deri ku do të shkojnë natyrshëm ndjenjat tona. Është më mirë që ndjenjat tona të zhvillohen me kalimin e kohës. Kalimi i fajit mbi ne, na mban larg nga njohja me dikë që ka shprehur interes dhe mund të na pengojë nga formimi i një marrëdhënie që mund të na bëjë të lumtur.

6. Marrëdhëniet mund të prishin lidhjen tuaj me familjen. Marrëdhëniet mund të jenë simboli i fundit i rritjes. Ato përfaqësojnë fillimin e jetës sonë si individë të pavarur, autonomë. Ky zhvillim mund të përfaqësojnë një shkëputje nga familja jonë.

Pjesa më e madhe ndjehet e thyer nga një identitet i vjetër, por kjo ndarje nuk është fizike, arrin në një nivel emocional të tillë, ku nuk ka më ndjenja si të një fëmije dhe të diferencuara nga dinamikat negative që kanë pllakosur marrëdhëniet tona të hershme dhe kanë ndarë identitetin tonë.

7. Dashuria nxit frikën ekzistenciale. Sa më shumë dashurojmë, aq më shumë frikë kemi se mos e humbim. Sa më shumë që dikush bëhet i shtrenjtë për ne, aq më të frikësuar jemi se mos e humbim atë person. Kur biem në dashuri, nuk përballemi vetëm me frikën e humbjes së partnerin tonë, por jemi bërë më të vetëdijshëm për “vdekshmërinë” tonë. Jeta jonë tani ka më shumë vlerë dhe kuptim.

Në një përpjekje për ta mbuluar këtë frikë, mund të përqëndrohemi tek shqetësimet më sipërfaqësore, luftojmë me partnerin tonë ose në raste ekstreme, heqim dorë krejtësisht nga marrëdhënia. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se si të mbrohemi ndaj kësaj frike ekzistenciale. Mund të përpiqemi për të racionalizuar veten në një milion arsye, se pse nuk duhet të kemi një marrëdhënie. Megjithatë, arsyet mund të kenë një zgjidhje reale dhe vërtetohen kur kjo frikë thellohet nga humbja.

Shumica e marrëdhënieve krijojnë një sulm ndaj sfidave. Njohja me frikën tonë të intimitetit dhe informimin e sjelljes sonë është një hap i rëndësishëm për të përmbushur një marrëdhënie afatgjatë. Kjo frikë mund të maskohet me justifikime të ndryshme, sepse gjërat nuk po funksionojnë, por mund të befasohemi kur mësojmë gabimet që bëjmë kur kemi dikë më afër.