Nga Abdulla Mehmeti

A mos u ndryshua Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë (me sjelljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve), ku si në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me 6% serbë, çështja e gjuhëve zyrtare të definohet kështu:

Neni 5 [Gjuhët] *
1. Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe.
2. Gjuha Turke, Boshnjake dhe ajo Rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komune ose do të jenë në përdorim zyrtar në cilindo nivel në pajtim me ligj.

* Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Krenohuni dhe festoni kur në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë çështja e gjuhëve do të definohej ngjashëm:

Neni X [Gjuhët]
1. Gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë janë Gjuha Maqedonase dhe Gjuha Shqipe.
2. Gjuha Turke, Rome, dhe ajo Serbe kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komune, ose do të jenë në përdorim zyrtar në cilindo nivel në pajtim me ligj.

Ju përkujtoj se një Ligj për përdorimin e Flamurit shqiptar në Maqedoni është sjellë që nga viti 1973, por atë e suspendoi pushteti ,,demokratik” i këtij shteti (edhe i partive shqiptare) dhe pasuan ngjarjet tragjike për Flamurin shqiptar në Gostivar, më 1997.

E keni të qartë?

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.