Në aplikacionet e takimeve apo të gjetjes së dashurisë, mjafton një fotografi e bukur, një thënie tërheqëse që ta bindë dikë që t’ju vihet pas.

Sipas një studimi më të fundit, përmendja e një sporti në biografinë tuaj mund t’ua rrisë gjasat që të keni më shumë të interesuar apo të interesuara për ju.

GolfSupport.com bëri një eksperiment duke krijuar një profil femre dhe mashkulli në Tinder,dhe pas këtij studimi, rezultoi se gjasat që të pranoni interesim nga partnerët potencialë dyfishoheshin nëse e keni të përfshirë në biografi, një sport me të cilin merreni, e veçanërisht nëse jeni mashkull.

Përderisa profilet e meshkujve që nuk kishin përmendur sportin në biografi, pranuan një mesatare prej 57 ‘përputhjesh me partnerët potencialë’ brenda dy ditësh, profilet sportive pranuan një mesatare prej 94.2.

Loading...
Global