Deputeti dhe kryetari i degës së LSDM-së në Strumicë, Kosta Kostadinov ka njoftuar se pas votimit të Ligjit për gjuhët janë duke u përballur me kërcënime dhe ofendime.

“Të nderuar qytetarë

Pas votimit PËR ligjit për gjuhët, u bëmë cak i kërcënimeve të lloj-llojshme, mallkimeve ndaj nesh dhe familjeve tona. Nuk kam ndërmend t’i dënoj njerëzit, përkundrazi jetojmë në shoqëri demokratike ku kemi lirinë që për disa tema të pajtohemi, kurse për disa të mos pajtohemi”, ka shkruar mes tjerash Kostadinov.

Por nga ana tjetër, shumë personalitete publike, përfshirë edhe ish-deputet të LSDM-së kanë apeluar që qytetarët të mbajnë mend deputetët që votuan për ligjin për shqipen. Njëg nga këto ish-deputete është Sollza Grçeva, e cili gjatë qeverisjes së kaluar nga LSDM kaloi në mbështetje të VMRO-DPMNE, duke mos respektuar vendimin për bojkot. Por ajo sot ka ngelur në rrugë dhe pa aktivitet politik, derisa jozyrtarisht ka paralajmëruar formimin e një subjekti të ri politik.

 

Loading...