Prokuroria Speciale Publike ka hapur lëndë për shitjen e tokës pas “Ramstor” në Shkup, kurse për këtë e heton edhe biznesmenin Orce Kamçev. Sipas burimeve të Tv Telma nga prokuroria publike tek ta ka mbërritur kërkesë nga PSP-ja që t’ua japë lëndët lidhur me këtë tokë të cilat më parë i ka pasur prokuroria e shtetit nën hetim. Nga PSP as konfirmojnë e as demantojnë se janë duke udhëhequr një hetim të këtillë.

Në vitin 2007, Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit njoftoi një tender për shitjen e kësaj toke prej më shumë se 4000 metra katrorë në një lokacion tërheqës në qendër të Shkupit dhe më pas thuhej se një blerës do të ndërtonte një hotel elitar me 5 yje.

Në vitin 2011, Partia e Bashkuar për Maqedoninë njoftoi se qeveria ia shiti tokën në një kompani të huaj e cila ka qenë e lidhur me biznesmenin Kamçev.
Media vuri në dukje Kamçevin që dilte nga ndërtesa e PSP-së në verën e vitit 2016, por nuk kishte konfirmim se për cilën lëndë u thirr për të dëshmuar.

Loading...