Këngëtarja Bleona Qereti është një prej artisteve më aktive në rrjete sociale.

Ajo vazhdimisht publikon imazhe të reja, përmes të cilave tregon për aktivitetet që bën.

Këngëtarja njihet për jetë luksoze, dhe së fundi ajo ka pushuar në Tajlandë, nga ku ka sjellë vazhdimisht fotografi të reja, përmes të cilave tregonte se po kënaqej tej mase.

Në postimin e fundit, ajo ka habitur të gjithë, kjo nga që ka njoftuar fansat me vendimin që ka marrë.

“Detox për një javë- lamtumirë rrjete sociale”, është mbishkrimi që Bleona ka lënë në postimin, që bëri në Insta-Story, e që duket për një javë ajo do të largohet nga përdorimi i tyre.

 

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.