...shpejt dhe ndryshe...

Shikon një grua në bordin e tramit dhe do me çdo kusht që ta njoh e ti marrë numrin e celularit. Por, ajo nuk është e interesuar dhe largohet. Ai, i pakënaqur, e ndjek dhe i prek të pasmet. Gjest që i kushton një kallëzim për dhunë seksuale 28-vjeçarit Edmon Demaj, tashmë i pandehur në gjykatën e Venecias në Itali. Ngjarja ka ndodhur disa vite më parë në Venecia. Sipas dëshmisë së gruas dhënë efektivëve të policisë hekurudhore, i riu shqiptar ia ka ngulitur sytë asaj, sot 39 vjeçe, për gjithë udhëtimin me tram nga Carpenedo deri në stacionin hekurudhor në Mestre. Pasi zbresin nga trami, 28-vjeçari arrin gruan e cila ecte ‘në punën e saj’ dhe i kërkon nurin e celularit. Ajo nuk iu vë veshin kërkesave të përsëritura të të rit dhe vijon ecjen. Ai këmbëngul dhe gruaja i thotë ta lërë të qetë, përndryshe do lajmërojë policinë. Shqiptari i përgjigjet se nuk do t’ia dijë edhe nëse e bën. Në kulmin e insistimeve, i riu zgjat dorën në të pasmes e gruas italiane. Në këtë moment, ajo vrapo deri sa arrin patrullën e agjentëve të policisë hekurudhore të Mestre dhe u kërkon ndihmë, duke u shpjeguar se çfarë i kishte ndodhur pak minuta më parë. 28-vjeçari u identifikua dhe procedua në gjendje të lirë. Së fundmi, në gjyq ka dëshmuar një nga agjentët e policisë hekurudhore. Seanca e radhës është fiksuar për në 21 Shkurt.