E ardhmja e portugezit Cristiano Ronaldo duket gjithnjë e më larg Real Madridit.

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, agjenti i pesë herë më të mirit në botë, Jorge Mendes, tashmë ka nisur bisedimet me Paris Saint Germainin.

Sipas “Don Balon”, Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet për shkak të Neymarit. Ai nuk dëshiron të jetë në Madrid nëse klubi spanjoll vendos ta blejë brazilianin verën e ardhshme.

Raportohet se bisedimet mes Mendes dhe gjigantit të Ligue 1 janë duke përparuar në mënyrë të shpejtë.

Përveç Realit, raportohet se edhe Manchester United është hedhur në sulm për Neymarin madje “Le10Sport”, shkon aq larg sa që raporton se “Djajtë e Kuq” do të bëjnë goditjen e shekullit, duke ofruar 500 milionë euro për 25-vjeçarin.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.